KONFIRMOHET/ Vetëdorëzohet në polici ESKOBARI i BALLKANIT, Klement BALILI

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 15-01-2019 KONFIRMOHET/ Vetëdorëzohet në polici ESKOBARI i BALLKANIT, Klement BALILI Klement Balili i cilesuar si Eskobari i Ballkanit

Vetëdorëzohet në polici Klement Balili, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit.

Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme të newsbomb.al. Balili, i thanë burimet newsbomb.al është dorëzuar ditën e sotme në polici. 

Vazhdimisht ambasadori amerikan Donald Lu ka kërkuar arrestimin e Balilit duke e cilësuar një “Peshk të Madh” e mesa duket “peshku” aq shumë i kërkuar, ka vendosur të bjerë vetë “në rrjetë”.

Klement Balili, emri më i kërkuar nga policia e shtetit që nga dhjetori 2016 është akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Në momentin që u shpall në kërkim, Balili, atë kohë 43 vjeçar (sot në moshën 46 vjeçare), ishte drejtor i transporteve në qytetin e Sarandës. Ai së bashku me familjarët e vet ka në pronësi disa biznese ndërkohë që prej më shumë se dy vitesh ai besohet se është fshehur në Shqipëri, dhe nuk ka dalë asnjëherë nga shqipëria. Operacioni i fundit për kapjen e tij ka ndodhur në tetorin e vitit 2018 por pa rezultat.

Duket se sa i përket përpjekjeve të policisë, ato kanë qenë gjithmonë të dështuara. Por sic duket për momentin Klement Balili, ka vendosur të vetëdorëzohet duke qenë se prej shumë kohësh ka jetuar në arrati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova pikë doganore në Durrës, hapet sot zyra në port
E RËNDË, mbytet një burrë në lumin Shkumbin (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011676073074341
array(1) { ["section"]=> string(78) "konfirmohet-vetedorezohet-ne-polici-eskobari-i-ballkanit-klement-balili-148855" }