Konfiskimi i anijes-cisternë nga Rojet Revolucionare të Iranit, Sekretari britanik Jeremy Hunt kërkon zhbllokimin e saj

Publikuar tek: bota, më 19:46 20-07-2019 Konfiskimi i anijes-cisternë nga Rojet Revolucionare të Iranit, Sekretari britanik Jeremy Hunt kërkon zhbllokimin e saj Momenti i konfiskimit te anijes britanike Stena Impero nga Rojet Revolucionare te Iranit

Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt i kërkon Iranit që të lirojë anijen-cisternë me flamur britanik të konfiskuar në Gjirin Persik.

Hunt ngre pyetje serioze përsa i përket sigurisë së anijeve britanike dhe ndërkombëtare në ngushticën e Hormuzit, ndërsa mediat iraniane kanë publikuar dhe pamjet e bllokimit të anijes më flamur britanik Stena Impero dhe gjithë ekuipazhin e saj.

BBC raporton se sipas Teheranit zyrtar anija britanike ka qenë në shkelje të rregullave ndërkombëtare të lundrimit.  Pas një telefonate me homologun e tij iranian, Hunt shtoi se konfiskimi i Stenës vinte pas bllokimit më herët të anijes-cisternë të Iranit në Gjiblartar.

Në videon e publikuar në mediat iraniane shihen Rojet Revolucionare të Iranit, të maskuara teksa zbresin nga helikopteri mbi bordin e Stena Imperio dhe pasi marrin drejtimin e kthejnë në ujërat iraniane.

Agjencia e lajmeve IRNA e Iranit tha se cisterna u kap pasi u përplas me një anije peshkimi, ndërsa pronarët suedezë të Stena Impero, Stena Bulk, thanë se anija ishte në përputhje të plotë me rregulloret dhe në ujërat ndërkombëtare.

Ai tha se 23 anëtarët e ekuipazhit, me kombësi indiane, ruse, letoneze dhe filipinase gëzonin shëndet të mirë. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041095972061157
array(1) { ["section"]=> string(125) "konfiskimi-i-anijes-cisterne-nga-rojet-revolucionare-te-iranit-sekretari-britanik-jeremy-hunt-kerkon-zhbllokimin-e-saj-172808" }