Konflikt i ri? SHBA paralajmëron Turqinë për sistemin rus raketor S-400

Publikuar tek: bota, më 23:51 23-05-2019 Konflikt i ri? SHBA paralajmëron Turqinë për sistemin rus raketor S-400 Sistemi rus raketor S-400

SHBA ka paralajmëruar Ankaranë sërish që të anulojë blerjen e sistemit të raketave ruse S-400.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus njoftoi Ankaranë se nëse nuk anulon vendimin, atëherë Uashingtoni do të vendosë sanksione ekonomike Ankarasë, si dhe do të shtyjë dërgimin e avionëve luftarakë F-35.

Shtetet e Bashkuaratë Amerikës paralajmëruan dje se Ankaraja do të penalizohej nga programi ultra-modern i prodhimit të avionëve të avionëve të F-35,  duke humbur të drejtën e saj për të blerë F-35, si dhe do të ketë sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe mund të jetë nën presionin e NATO-s.

Uashingtoni po i bën presion Turqisë në mënyrë që të mos blejë sistemin raketor rus dhe të pranojë blerjen e raketave amerikane Patriot.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ministri i jashtëm Mevlut Tsavusoglu kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se Ankaraja nuk do të tërhiqet nga blerja e S-400 dhe në të njëjtën kohë pret edhe dërgimin e F-35-save amerikane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082290172576904
array(1) { ["section"]=> string(77) "konflikt-i-ri-shba-paralajmeron-turqine-per-sistemin-rus-raketor-s-400-165488" }