Konflikt mes dy personave në qendër të Shkodrës, plagoset me thikë 19-vjeçari (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:49 04-07-2019 Konflikt mes dy personave në qendër të Shkodrës, plagoset me thikë 19-vjeçari (EMRI) Foto nga vendngjarja

Një konflikt ka ndodhur pak momente më parë pranë gjimnazit '28 nëntori' në Shkodër.

Mësohet se gjatë konfliktit ka mbetur i plagosur me thikë 19-vjeçari Igli Pallosha.

Ende nuk dihet shkaku i konfliktit, ndërkohë raportohet se i riu është derguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku është në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes. Newsbomb.al do t'ju mbajë të informuar.

Shkodër / Informacion Paraprak

Më datë 04.07.2019, ora 13:10, ka shkuar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë, i plagosur me thikë shtetasi I. P,  19 vjeç, banues në lagjen "Vojo Kushi", Shkodër dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është plagosur gjatë një konflikti në lagjen "Qemal Stafa" Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

fxhjgvj.png

grghjk.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073468685150146
array(1) { ["section"]=> string(88) "konflikt-mes-dy-personave-ne-qender-te-shkodres-plagoset-me-thike-19-vjecari-emri-171102" }