Konflikt mes të rinjve, 'kërcet' arma tek kompleksi në periferi të Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:24 31-07-2020 Konflikt mes të rinjve, 'kërcet' arma tek kompleksi në periferi të Tiranës Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në mbrëmje në një kompleks në periferi të Tiranës.

Bëhet me dije se ka pasur një konflikt me disa të rinjve, konflikt i cili ka degjeneruar në shkrepjen e armëve. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Bëhet me dije se personi që ka qëlluar është larguar me të shpejtë me mjetin e tij fouristradë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj. Për arsyet e konfliktit, të shtënave si dhe për kapjen e personave që kanë qëlluar. 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip "Foristradë".

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096471309661865
array(1) { ["section"]=> string(51) "konflikt-mes-te-rinjve-kercet-arma-ne-mullet-215669" }