Konflikt në Francë, qytetarët nuk e duan si "Zonjë të Parë" Brigitte Macron

Publikuar tek: bota, më 14:37 07-08-2017 Konflikt në Francë, qytetarët nuk e duan si

Qytetarët e Francës nuk e duan si zonjë të parë Brigitte Macron, bashkëshorten e presidentit  Emmanuel Macron.

Rreth 200 mijë njerëz kanë nënshkruar peticionin që ndalojnë bashkëshorten e presidentit francez Emmanuel Macron që t’i jepet posti zyrtar “Zonjë e Parë”.

 Ai paraqiti idenë se bashkëshortja e tij duhet të marrë një rol formal në Pallatin Elysee, por një gjë e tillë nuk ekziston në kushtetutën franceze.

Aty nuk lejohet apo pranohet që bashkëshortja e presidentit të ketë një status zyrtar, zyrë apo të marrë fonde nga buxheti publik.

“Kur zgjidhesh President i Republikës, dihet se jeton me dikë me të cilin ndan jetën publike dhe private. Kështu që personi me të cilin bashkëjeton duhet të njihet për një rol në shoqëri,” – tha ai për French Broadcaster.

Pas kësaj, aktori Thierry Paul Valette ngriti peticionin ku pati shumë mbështetës. Për të është e mjaftueshme që Brigitte ka një skuadër prej dy ose tre asistentëve, dy sekretarëve dhe dy rojeve.

Ndërkohë, pëlqimi i qytetarëve për Macron ka rënë me 36% pasi ai kërkon ti japë një status zyrtar bashkëshortes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Britania ndryshon kushtet për emigantët, lëshon viza 2-vjeçare, ja kush përfiton
Italia dhe Spanja “shkrumb e hi” nga zjarret »
Article Logic
Execution time: 0.0088939666748047
array(1) { ["section"]=> string(78) "konflikt-ne-france-qytetaret-nuk-e-duan-si-zonje-te-pare-brigitte-macron-88471" }