Konflikti i djemve të tij në Durrës, Spartak Braho reagon pas denoncimit të Berishës: Një shpifje e qoftëlargut, ngjarja e provokuar nga një mik i tij

Publikuar tek: aktualitet, më 22:46 26-08-2019 Konflikti i djemve të tij në Durrës, Spartak Braho reagon pas denoncimit të Berishës: Një shpifje e qoftëlargut, ngjarja e provokuar nga një mik i tij Deputeti socialist Spartak Braho dhe ish kryeministri Sali Berisha

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka reaguar pas publikimit të sherrit që kishin pasur dy djemtë e tij në Durrës disa ditë më parë.

Në një reagim Braho shprehet se ngjarja ka qenë shumë banale dhe sipas tij ka qenë e provokuar.

'E provokuar nga një mik i droguar dhe i armatosur i gjysh Berishës, i cila iu relatua policisë. Një shpifje e zakonshme e qofte largut, se unë jam takuar për sqarim me personat në fjalë. Denoncimi ndaj personit, që ka 7 vjet në kërkim për provokimin e bërë, ju bë organeve të policisë së shtetit', ka thënë Spartak Braho.

Denoncimi për këtë ngjarje u bë pasditen e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruante se djalit të madh të deputeti socialist, Arbër Brahos i është bërë atentat në Durrës. Pas këtij denoncimi, Policia ka konfirmuar ngjarjen, por ka theksuar se nuk bëhet fjalë për një atentat, por për sherr për motive të dobëta.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076570510864258
array(1) { ["section"]=> string(154) "konflikti-i-djemve-te-tij-ne-durres-spartak-braho-reagon-pas-denoncimit-te-berishes-nje-shpifje-e-qoftelargut-ngjarja-e-provokuar-nga-nje-mik-i-tij-176408" }