KONFLIKTI I HAPUR/ Shtëpia e Spartak BRAHOS ruhet me forca policie, djemtë u përfshinë në konflikt dhe kërcënohen (PAMJE NGA VENDI I NGJARJES)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:46 26-08-2019 KONFLIKTI I HAPUR/ Shtëpia e Spartak BRAHOS ruhet me forca policie, djemtë u përfshinë në konflikt dhe kërcënohen (PAMJE NGA VENDI I NGJARJES) Patrulla e policise qe ruan pallatin ku jeton Spartak Braho

Te pallati I Spartak Brahos ka forca policie të përforcuara. Duket se jeta e njërit prej djemve të deputetit Braho është në rrezik.

Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë por deri më sot po mbahet e fshehtë nga uniformat blu.

Historia nis për shkak të traut që sic duket në foto, është vendosur nga Spartak Braho te pallati ku ai banon. Aty është bërë si zonë rezidenciale dhe jo kushdo mund të hyjë, raportojne burimet per newsbomb.al.

Por dy javë më parë , një djalë 24 vjec me inicialet L.D ka hyrë brenda traut. Pasi ka hyrë brenda, njëri nga djemtë e Brahos e ka qëlluar me shpullë. Djali me inicialet L.D është problematik dhe njihet nga policia. I ofenduar për shpullën e dhënë ai shkon në shtëpi, merr një pistoletë dhe një kallashnikov dhe gjen djalin tjetër të Brahos, që është nënkryetar bashkie.

I ve atij pistoletën në kokë, por nuk qëllon. Ndërron mendje dhe I thyen xhamat e makinës. Kaq, si për të marrë hak për shpullën që kishte ngrenë.

Këtu gjerat ndërlikohën. Djemtë e Brahos, me gjithë deputetin shkojnë dhe takojnë babain e djalit për të ulur gjakrat. Por duket se biseda nuk ka shkuar sic duhet dhe sic tregojnë burimet, i kanë qëlluar babait të djalit, thone burimet per newsbomb.al.

Tashmë për L.D situate u bë me problematike. Ai vetë ka marrë në telefon njërin nga djemtë e Spartak Brahos me paralajmërimin: vendoseni vetë se kush duhet të penalizohet.

Kaq ka mjaftuar që uniformat blu të vihen në lëvizje. Prej dy javësh policë, makina policie, ekspertë dhe agjentë krimesh kanë zbarkuar në pallatin ku banon deputeti, ndërsa uniformat blu janë në kërkim të djalit me inicialet L.D.

Këtë denoncim pak më parë e ka bërë në faqen e vet në rrjetin social edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077118873596191
array(1) { ["section"]=> string(145) "konflikti-i-hapur-shtepia-e-spartak-brahos-ruhet-me-forca-policie-djemte-u-perfshine-ne-konflikt-dhe-kercenohen-pamje-nga-vendi-i-ngjarjes-176391" }