Konflikti Izrael-Palestinë, Netanyahu: Duhet të mbrohemi vetë, para 80 vitesh bota na ktheu shpinën

Publikuar tek: bota, më 09:34 24-01-2020 Konflikti Izrael-Palestinë, Netanyahu: Duhet të mbrohemi vetë, para 80 vitesh bota na ktheu shpinën Netanyahu ne Forumin e 5 Boteror te Holokaustit

Benjamin Netanyahu, kryeministri i izraelit ka folur në Yad Vashem, Qendrën e Kujtimeve të Holokaustit në Jeruzalem, duke u shprehur se duhet të nxjerrin mësime nga Holokausti.

"Populli hebre ka mësuar mësimin e Shoah(Holokaustit), që ne nuk mund të marrim kërcënime shkatërrimi lehtë, sepse ne duhet t'i përballojmë ata kur janë akoma të vegjël. Dhe mbi të gjitha kjo, megjithëse vlerësojmë shumë ndihmën e miqve, ne duhet të mbrohemi."

Pa Aleatët, të cilëve ne jemi përjetësisht mirënjohës, ata nuk do të kishin mbijetuar sot", por duhet të mbahet mend se "80 vjet më parë, kur populli hebre u përball me shkatërrim, bota ia ktheu shpinën ", tha Netanyahu.

Në Forumin për Antisemitizmin në Muzeun Shoah Yad Vashem, Kryeministri Benyamin Netanyahu tha se ishte i shqetësuar që liderët botërorë nuk kanë zhvilluar një pozicion të bashkuar kundër Iranit, regjimit më antisemitik në planet.

"Izraeli falenderon Presidentin Donald Trump dhe Zëvendës Presidentin Mike Pence",  shtoi ai, "të cilët përballen me tiranët e Teheranit, që kërcënojnë stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe botës. Të gjitha qeveritë duhet të mobilizohen kundër Iranit", përfundoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024935007095337
array(1) { ["section"]=> string(103) "konflikti-izrael-palestine-netanyahu-duhet-te-mbrohemi-vete-para-80-vitesh-bota-na-ktheu-shpinen-192987" }