Konflikti me administratën amerikane, gjiganti kinez Huawei i gatshëm të shesë 5G-në

Publikuar tek: bota, më 18:21 13-09-2019 Konflikti me administratën amerikane, gjiganti kinez Huawei i gatshëm të shesë 5G-në Huawei

Gjiganti kinez, Huawei ka befasuar me lëvizjen e tij të rradhës për të dalë nga përplasja me administratën amerikane të Donald Trump që e akuzon këtë kompani për spiunazh dhe i ka ndaluar produktet e kësaj kompanie.

Drejtori menaxhues dhe themeluesi i gjigantit kinez, Ren Zhengfei tha për ‘The Economist’ se kompania mund të shesë, me hyrje të përhershme, për një rival perëndimor të gjitha patentat, licencat, kodet dhe njohuritë për 5G-në për një shumë të vetme.

‘Blerësi më pas mund të modifikonte kodin burimor dhe për këtë arsye as Pekini dhe as Huawei vetë nuk do të kishin më shumë kontroll mbi infrastrukturën telekomunikuese të ndërtuar. Kompania po përballet me një krizë të thellë mbijetese për shkak të presionit të qeverisë amerikane’, tha Zhengfei.

Sipas themeluesit të Huawei një shpërndarje e ekuilibruar e interesave do të favorizonte mbijetesën e Huaweit, duke e lejuar atë të bëjë përparime të mëdha. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029702186584473
array(1) { ["section"]=> string(90) "konflikti-me-administraten-amerikane-gjiganti-kinez-huawei-i-gatshem-te-shese-5g-ne-178348" }