Konflikti me armë në Dhërmi, flet Xhafaj: Nuk më takon mua

Publikuar tek: barometri, më 09:05 15-07-2018 Konflikti me armë në Dhërmi, flet Xhafaj: Nuk më takon mua

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj foli nga Vlora edhe për konfliktin me armë në lokalin ‘Havana’ në Dhërmi disa ditë më parë, ku të pranishmit u terrorizuan nga të shtënat.

Xhafaj tha se Policia është e angazhuar për të zbardhur të vërtetën deri në fund, ndërsa theksoi se nuk i takon të ndërhyjë në çështje hetimore.

“Aty se ka turistë, s’ka turistë, në çdo kohë që të ishim është një ngjarje për t'u vlerësuar, sepse është një ngjarje e rëndë. Nuk më takon mua si Ministër që të ndërhyjë në çështje hetimore. Padyshim di të them dhe këtë e them me shumë përgjegjësi që policia është shumë e angazhuar për ta zbardhur atë deri në fund edhe përsa i përket elementëve që kanë qenë drejtpërsëdrejti dhe atyre që mund jenë mbrapa personave në fjalë, që mund të jetë i lidhur me një grindje të rastit, apo me një gjë të vjetër, siç janë dhe siç kanë ndodhur rëndom gjëra të kësaj natyre”, u shpreh Xhafaj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1096498966217
array(1) { ["section"]=> string(63) "konflikti-me-arme-ne-dhermi-flet-xhafaj-nuk-me-takon-mua-127934" }