Konflikti me Metën, Rama: Mora pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, kjo që ka ndodhur tejkalon çdo gjë tjetër

Publikuar tek: politike, më 18:33 02-12-2019 Konflikti me Metën, Rama: Mora pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, kjo që ka ndodhur tejkalon çdo gjë tjetër Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e tij për të marrë pjesë në Këshllin e Sigurisë të mbledhur nga Presidenti Ilir Meta.

Kreu i qeverisë tha se pavarësisht se janë në konflikt të hapur me njëri-tjetrin, situata ku ndodhet vendi është më e rëndësishme.

Ndërsa theksoi se diskutuan sikur nuk ka ndodhur asgjë mes tyre më parëpara.

Edi Rama: “Me presidentin e Republikës jemi në konflikt të hapur. Kemi një konflikt institutional ekstrem. Kemi një komision të ngritur për ta shkarkuar.

Presidenti i Republikës sot na thërret dhe ne çfarë do bëjmë do themi nuk vijmë, jo. Shkuam aty dhe kemi diskutuar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sepse realisht ajo që ka ndodhur nuk është asgjë në raport me atë që i ka ndodhur të gjithëve. Kushdo që do japë kontribut është i mirë se ardhur dhe ne duhet ta përqafojmë. Kështu e mendoj unë. Të bësh kalkulime, po shkova atje ky do ma bëjë siç ma bëri këto janë gjëra që nuk më interesojnë.”

Me këtë Rama i dërgoi edhe një mesazh kreut të opozitës, Lulzim Bashës duke i bërë thirrje të lënë pas konfliktet e të bëhen bashkë për të zgjidhur situatën.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025237083435059
array(1) { ["section"]=> string(120) "konflikti-me-meten-rama-mora-pjese-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-sigurise-kjo-qe-ka-ndodhur-tejkalon-cdo-gje-tjeter-188152" }