Konflikti mes kompetencave të Presidentit dhe Qeverisë, Thaçi humb betejën me Haradinajn në Gjykatën Kushtetuese 

Publikuar tek: rajon, më 20:10 01-07-2019 Konflikti mes kompetencave të Presidentit dhe Qeverisë, Thaçi humb betejën me Haradinajn në Gjykatën Kushtetuese  Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme kërkesën e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me vendimet e Qeverisë për bartjen e disa pronave publike të paluajtshme në shfrytëzim apo në pronësi të pushtetit vendor (komunave të Kosovës).

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, së bashku me anëtarët e tjerë të Gjykatës, vendosën se kërkesa e Presidentit është e paparanueshme në lidhje me konfliktin e pretenduar në mes të kompetencave kushtetuese të tij dhe Qeverisë së Kosovës.

Rasti në Gjykatën Kushtetuese u parashtruar nga zyra e Presidencës nga ku u kërkua vlerësim i konfliktit të kompetencës kushtetuese në mes të Presidentit dhe Qeverisë së Kosovës.

Thaçi kërkoi nga Kushtetuesja përgjigje në pyetjet se a duhet Qeveria të anulojë vendimet për bartjen e pronave të paluajtshme të Kosovës për shfrytëzim tek komunat e Kosovës, në mungesë të bazës ligjore dhe se a duhet qeveria t’i rishikojë vendimet që kanë të bëjnë me tërheqjen nga procesi i privatizimit të pronave dhe kthimin e tyre në pronësi të komunave.

Kujtojmë se qeveria Haradinaj kishte vendosur që të tërhiqte nga procesi i privatizimit një numër pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe që ishin në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe disa komunave të tjera në Veri të Kosovës.

permbledhje.jpg

DEKLARIMI.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14908504486084
array(1) { ["section"]=> string(118) "konflikti-mes-kompetencave-te-presidentit-dhe-qeverise-thaci-humb-betejen-me-haradinajn-ne-gjykaten-kushtetuese-170739" }