Konflikti në Laç, Cali: Kërciti automatiku, të gjithë larë në gjak. “Shtrihu”-më tha polici, fshehën filmimet

Publikuar tek: aktualitet, më 09:05 17-09-2015 Konflikti në Laç, Cali: Kërciti automatiku, të gjithë larë në gjak. “Shtrihu”-më tha polici, fshehën filmimet

Vëllezërit Cali, Gjok e Gjon Cali, të përfshirë në konfliktin me deputetin Armando Prenga, ku mbetën të plagosur 7 persona flasin për News24.  Gjok Cali thotë se i ka shpëtuar plumbave pasi deputeti donte ta vriste por e ndaluan ata të cilët e shoqëronin dhe e futën në makinë. Sipas Calit, Prenga dhe vëllezërit e tij kanë qëlluar me breshëri plumbash në ambjentet e spitalit.

“Duke shkuar për të bërë denoncimin kërciti automatiku e  pistoleta. Shtrihu më tha polici! Si të shtrihem, i thashë, jam në komisariat. I thashë policit nxirre pistoletën se po na vrasin brenda.

Kam gjet vëllain të plagosur në këmbë, pastaj ka ardh edhe vëllai tjetër Toma i plagosur, edhe djali i tij  i plagosur. Të gjithë të larë në gjak.

Ndenjëm 30 minuta në deponim. Nikollën e cuam te spitali. Aty kemi parë Armando Prengën me gjithë vëllezërit dhe aty kanë qëlluar me breshëri në spital”, rrëfen Gjok Cali.

Vëllezërit Cali akuzojnë policinë se ka fshehur filmimet ndërsa thonë se tenderi për Lagunën u bë në mënyrë abuzive.

“Në maj më 1991 u miratua licenca për Lagunën, i kemi paguar shtetit cdo detyim. Pasi mbaroi lincenca u bë tenderi për lagunën në vitin 2013,  shteti na e grabiti pronën, tenderi për Lagunën ishte abuziv e mori, vëllai i Armando Prengës, Eduard Prenga”, kanë thënë vëllezërit Cali.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë, furgoni i fëmijëve përplaset me biçikletën
I vranë babain për pronën te Mali i Robit, sot vrau kushëririn. Zbardhen detajet e vrasjes së Inspektorit të IKMT »
Article Logic
Execution time: 0.011432886123657
array(1) { ["section"]=> string(108) "konflikti-ne-lac-cali-kerciti-automatiku-te-gjithe-lare-ne-gjak-shtrihu-me-tha-polici-fshehen-filmimet-20995" }