Konflikti në Venezuelë, SHBA rrit presionin ndaj regjimit të Maduros

Publikuar tek: bota, më 19:40 14-04-2019 Konflikti në Venezuelë, SHBA rrit presionin ndaj regjimit të Maduros Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe presidenti i Venezueles, Nicolas Maduro

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po zhvillon një turne në Amerikën Latine me qëllimin për të rritur presionin ndaj regjimit të Maduros në Venezuelë.

 

Gjatë takimeve me udhëheqësit amerikano-latinë, Pompeo denoncoi përpjekjet e Rusisë, Iranit dhe Kubës për mbështetjen e presidentit të kontestuar Nicolas Maduro.

Sekretari amerikan i Shtetit kritikoi gjithashtu linjën ajrore direkte Teheran-Karakas, të filluar javën e kaluar. Kompania ajrore Mahan Air, u sanksionu nga Uashingtoni nën dyshimin se transportonte pajisje ushtarake në vatrat e luftës në zonat e Lindjes së Mesme.

Gjatë kësaj fundjave Pompeo pati një vizitë zyrtare në Lima të Perusë, ku takoi presidentin peruan Martin Vizcarra, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nestor Popolizio.

Edhe pse amerikanët dhe komuniteti ndërkombëtar po shton gjithmonë e më shumë  presionin ndaj qeverisë së Maduros, ky i fundit ka bërë thirrje për forcimin e radhëve të gardës civile venezueliane me një milion gardistë deri në fund të këtij viti.

Thirrjen për zgjerimin e milicisë, Maduro po e bën për shkak se rrezikohet nga kundërshtari i tij politik, Juan Guaido, i cili po përpiqet të rrëzojë qeverinë e Maduros nëpërmjet një grushti shteti.

Udhëhqësi i opozitës, Guaidó u shpall president i përkohshëm më 23 janar, pas parregullsive të ndodhura gjatë rizgjedhjes së Maduros në fund të vitit 2018.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007112979888916
array(1) { ["section"]=> string(74) "konflikti-ne-venezuele-shba-rrit-presionin-ndaj-regjimit-te-maduros-160429" }