Konflikti Rama-Meta, paralajmëron Kikia: Ndeshje gladiatorësh, këtu do thyhen koka!

Publikuar tek: aktualitet, më 23:10 22-11-2019 Konflikti Rama-Meta, paralajmëron Kikia: Ndeshje gladiatorësh, këtu do thyhen koka! Analisti dhe gazetari Mentor Kikia

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka paralajmëruar se konflikti Rama-Meta do të përfundojë si një ndeshje gladiatorësh ku ai që do të humbë do të përfundojë në burg.

I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’, Kikia tha se nuk i dihet se si do të përfundojë ky konflikt, por  Presidenca mund të shndërrohet presidenca në bunker ku do qëllohet edhe me top.

‘Këtu është ndeshje gladiatorësh, ai që humb shkon në burg. Reforma në Drejtësi do të përdoret për të sulmuar tjetrin. Kjo është ndeshje gladiatorësh dhe Ilir Meta e di që jo presidencën ta harrojë por ka telashe shumë të mëdha. Unë jam i prirur që këtë ndeshje të mos e shikoj si një të keqe.

Ne më shumë dëm kemi pësuar kur palët janë marrë vesh. Dhe e keqja më e madhe vendit i ka ardhur kur PD dhe PS kanë arritur marrëveshje, dhe momenti që e bëjnë këtë do të thotë se e kanë ndarë Shqipërinë. Këta nuk kanë për tu marrë vesh me njëri-tjetrin, kthim pas nuk ka.

Se deri ku do shkojnë nuk dihet. A do shndërrohet presidenca në bunker ku do qëllohet edhe me top për ta nxjerrë jashtë? Këtu të mos vëmë bast. E mira e vetme është që nuk ka kthim pas, këtu do thyhen koka, nga ato koka që jemi lutur të thyhen me kohë. Sot është koha të mundin njëri-tjetrin, dhe ky është lajm i mirë’, ka thënë Kikia.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037930011749268
array(1) { ["section"]=> string(86) "konflikti-rama-meta-paralajmeron-kikia-ndeshje-gladiatoresh-ketu-do-thyhen-koka-186863" }