Konflikti SHBA-Iran, 3 liderët e Europës fajësojnë Republikën Islamike për shkatërrimin e rafinerive të naftës së Arabisë Saudite

Publikuar tek: bota, më 15:28 24-09-2019 Konflikti SHBA-Iran, 3 liderët e Europës fajësojnë Republikën Islamike për shkatërrimin e rafinerive të naftës së Arabisë Saudite Njëra prej raketave të hedhura ndaj rafinerive të naftës së Arabisë Saudite

3 vendet më të fuqishme të Europës: Anglia, Franca dhe Gjermania fajësuan Iranin për bombardimin e rafinerive të naftës së Arabisë Saudite.

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, liderët e tyre kërkuan hetim të thelluar për ngjarjen e 14 shtatorit.

Ky qëndrim vjen në momentin kur në New York po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

‘’Është e qartë për ne se Irani mban përgjegjësi për sulmin. Nuk ka asnjë shpejgim tjetër të arsyeshëm. Ne mbështesim vazhdimet e hetimeve për të nxjerrë detaje të reja’’, u shprehën njëzëri Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Megjithatë, këto 3 shtete japin aprovimin për nisjen e bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit për pasurimin me uranium të Iranit, e cila është bërë mollë sherri midis tyre.

SHBA akuzon prej kohësh Iranin se po ndërton raketa bërthamore për të kryer akte terroriste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013869047164917
array(1) { ["section"]=> string(135) "konflikti-shba-iran-3-lideret-e-europes-fajesojne-republiken-islamike-per-shkaterrimin-e-rafinerive-te-naftes-se-arabise-saudite-179623" }