Konflikti SHBA-Iran,Teherani: Nëse amerikanët bëjnë ndonjë marrëzi do i kundëpërgjigjemi

Publikuar tek: bota, më 22:06 25-05-2019 Konflikti SHBA-Iran,Teherani: Nëse amerikanët bëjnë ndonjë marrëzi do i kundëpërgjigjemi Luftanije iraniane (Foto ilustruese)

Zëdhënësi ushtarak i Teheranit, gjeneral Morteza Qorbani u shpreh se Irani është përgatitur që të vendosë armë sekrete kundër luftanijeve amerikane.

Ky reagim ka ardhur pasi Pentagoni ka dislokuar tre luftanije gjatë kësaj jave në Gjirin Persik. Ky veprim ka shkaktuar një valë të re tensionesh midis dy shteteve.

Gjeneral Qorban, këshilltari i komandës ushtarake të Iranit, paralajmëroi Uashingtonin se nëse ‘do të bëjë qoftë edhe një marrëzi të vogël, Irani do t'i dërgojë luftanijet amerikane në fund të detit së bashku me ekuipazhin dhe avionët e tyre.

Irani, premtoi se do ta bënte këtë duke përdorur dy raketa apo dy armë të reja sekrete, por pa specifikuar se për çfarë armësh bëhet fjalë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032531023025513
array(1) { ["section"]=> string(94) "konflikti-shba-iran-teherani-nese-amerikanet-bejne-ndonje-marrezi-do-i-kundepergjigjemi-165708" }