Një e moshuar është qëlluar gabimisht sot me armë zjarri në Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasen Besihane Doci, 67 vjeç, e cila është qëlluar me plumb në gjoks.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” të këtij qyteti ku 67 vjeçarja është plagosur nga plumbat e dala nga armët e dy personave të tjerë, që ishin përfshirë në konflikt.
E moshuara ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë policia ka nisur hetimet dhe jep më shumë detaje për ngjarjen.