Kongresi Amerikan certifikoi dje Joe Biden, si presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas rinumërimit të votave, Kongresi ka konfirmuar fitoren e demokratit Joe Biden. Zv.presidente do të jetë Kamala Harris.
Numërimi i tre votave elektorale të Vermont vendosi Biden dhe zv.presidenten Kamala Harris mbi pragun 270 votave të nevojshme për të fituar presidencën. Me duartrokitje dhe shtrëngim duarsh, anëtarët e Kongresit lajmëruan fitoren e Biden-Harris.
Nga numërimi i votave në Kolegjin Zgjedhor, Joe Biden ka marrë 306 vota nga 270 të nevojshme dhe Donald Trump 232.