Kongresi i PS, zbardhet rendi i ditës, Fatos Nano i pranishëm

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:07 19-03-2016 Kongresi i PS, zbardhet rendi i ditës, Fatos Nano i pranishëm

Është zbardhur rendi i ditës i kongresit të Partisë Socialiste që do zhvillohen sot më 19 mars. Takimi do të hapet nga fjala e kryetarit të partisë, Edi Rama, për t’u ndjekur nga fjala e Gramoz Ruçit për anëtarësimet e reja. Diskutimet do të vijojnë me raportin e Komisionit të Garancive Statutore dhe ndryshimeve për përmirësimin e statutit. Në pikën e fundit, parashikohet zgjedhja e organeve drejtuese qëndore të Partisë Socialiste. Ndërkohë, mësohet se i pranishëm në Kongres do të jetë edhe ish-kryetari Fatos Nano.Ndër të ftuarit specialë do të jenë: Ish-kryeministri britanik Tony Blair, ish-kryeministri italain Massimo D’Alema, Martin Schultz, Gianni Pitella. Ndërsa nga shqiptarët, Rama ka menduar të ftojë ish-kryetarin Fatos Nano dhe dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO e DITËS/ Sot sytë nga qielli, spektakël i veçantë në Tiranë
Papa Françesku i bashkohet Instagramit »
Article Logic
Execution time: 0.012237071990967
array(1) { ["section"]=> string(65) "kongresi-i-ps-zbardhet-rendi-i-dites-fatos-nano-i-pranishem-35474" }