‘Kongresi i vërtetë i PS-së është në Surrel’, Balliu nga protesta e Astirit: Jemi gati të sakrifikojnë gjithçka

Publikuar tek: aktualitet, më 19:59 22-03-2019 ‘Kongresi i vërtetë i PS-së është në Surrel’, Balliu nga protesta e Astirit: Jemi gati të sakrifikojnë gjithçka

Banorët e Astirit janë mbledhur edhe mbrëmjen e sotme në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave dhe anulimin e projektit të unazës së Madhe.

Edhe në ditën e 139 të protestës vihet re prezenca e ish-deputetit demokrat Klevis Balliut, i cili komentoi kongresin e Partisë Socialiste që pritet të mbahet nesër.

‘Kongresi i vërtetë i PS-së është në Surrel me bandat, sepse Kongresi i vërtetë i PS-së bëhet nga narkotrafikantët që me këtë miqësi me bandat futën drogën në shkolla.  Këto të gjitha i dimë. Dosjen 339 dhe dosjen 184 nuk e ka përgjuar as Rama as Tahiri, në këto dosje nuk vërtetohet asgjë tjetër vetëm se krimi i organizuar’, tha ish-deputeti, ndërkohë që paralajmëroi se opozita është e gatshme të sakrifikojë gjithçka për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

 ‘Nëse Rama mendon se kemi vetem tre kërkesa gabon rëndë. Gabon sepse ne jemi gati të sakrifikojnë gjithçka jo vetëm duke u larguar nga pushteti por edhe të çohet përpara drejtësisë. Ku keni parë në një vend të botës një kryeministër që shan qindra-mijëra protestues. Ne i themi Ramës që ti je një hiç i shumëzuar me asgjë’, u shpreh Balliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072131156921387
array(1) { ["section"]=> string(114) "kongresi-i-vertete-i-ps-se-eshte-ne-surrel-balliu-nga-protesta-e-astirit-jemi-gati-te-sakrifikojne-gjithcka-157497" }