Kongresmenia Ilhan Omar zbulon mesazhin racist: Jeta jote do të përfundojë përpara pushimeve të tua

Publikuar tek: bota, më 20:00 29-08-2019 Kongresmenia Ilhan Omar zbulon mesazhin racist: Jeta jote do të përfundojë përpara pushimeve të tua Kongresmenia Ilhan Omar e shoqeruar nga roja i sigurise pas kercenimeve me vdekje

Ligjvënësja demokrate në Kongresin amerikan Ilhan Omar ka publikuar kërcënim racist që i kishin dërguar në adresën e saj, dhe ku i thonin se do të vritej para se të përfundonte pushimet.

Ti nuk do të kthehesh sërish në Uashington, jeta jote do të përfundojë përpara se pushimet e tua të përfundojnë’, shkruhet ndër të tjera në mesazhin e bërë publik nga përfaqësuesja myslimane e Minesotas në Kongresin amerikan, Ilhan Omar, raporton newsbomb.al. Sipas mesazhit, Omar do të vritej gjatë një deklarate që ajo do të mbante, ndërsa në reagimin e saj kongresmenja ka thënë se mesazhe të tilla janë bërë shkak që ajo tashmë të ketë roje sigurie.

Teksa ajo mbante një fjalim dhe pas saj qëndronte roja i sigurisë, ish-gjykatësi suprem i Alabamas dhe njëherësh kandidat për në Senatin amerikan, Roy Moore, shkroi në Tëiter: Presidenti Trump kishte të drejtë, ajo duhet të kthehej në Somali. Prej ditësh republikanët e Alabamas kanë bërë thirrje për dëbimin e Omar nga Kongresi, shkruan BBC.

Ilhan Omar emigroi nga Somalia në SHBA në moshën 12 vjeçare dhe një vit më parë kur ishte 36 vjeçe u bë kongresmene, raporton newsbomb.al.

‘E urrej që ne jetojmë në një botë ku duhet të mbrohemi nga njërëz të tjerë. E urreja atë si një fëmijë që jetonte mes luftës dhe e urrej tani. Por deri kur njerëz të degjeneruar si ky ndalojnë së kërcënuari jetën time dhe të të tjerëve, unë do të pranojë realitetin e të pasurit një roje sigurie’, shkroi Omar.

Konservatorët kanë reaguar vazhdimisht ndaj komenteve të Omar për qëndrimin e saj ndaj Izraelit, duke e akuzuar atë për antisemitizëm.

Omar gjithashtu është përballur me ‘ndëshkime’ nga partia e saj për komentet mbi marrëdhëniet SHBA-Izrael, por ka mohuar akuzat për antisemitizë, raporton newsbomb.al.

Screenshot_3.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078411102294922
array(1) { ["section"]=> string(105) "kongresmenia-ilhan-omar-zbulon-mesazhin-racist-jeta-jote-do-te-perfundoje-perpara-pushimeve-te-tua-176667" }