Kongresmenia Pelosi: SHBA nuk bën marrëveshje me Britaninë nëse preket pakti irlandez

Publikuar tek: bota, më 21:09 14-08-2019 Kongresmenia Pelosi: SHBA nuk bën marrëveshje me Britaninë nëse preket pakti irlandez Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi

Marrëveshja tregtare mes SHBA dhe Britanisë së Madhe nuk do të përfshihet për diskutim në Kongres, nëse Brexiti minon të ashtuquajturën Marrëveshja e të Premtes së Mirë, ka thënë udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi.

Kongresmenia ka thënë se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk mund të lejohet nëse rrezikon marrëveshjen e paqes me Irlandën, shkruan BBC.

Komentet e saj kanë ardhur pasi Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton tha se Britania e Madhe do të jetë 'e para në listë' për marrëveshje tregtare me SHBA-në, pas takimit me kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson.

Rivendosja e kontrolleve kufitare mes Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës, nëse Britania largohet nga BE-ja pa marrëveshje më 31 tetor të këtij viti, konsiderohet rrezik për Marrëvejshjen e së Premtes së Mirë e arritur në vitin 1998, e cila i ka dhënë fund konfliktit të përgjakshëm në Irlandën Veriore.

'Pavarësisht rrethanave, Brexiti nuk duhet të lejojë që të rrezikohet Marrëveshja e të Premtes së Mirë', ka thënë Pelosi. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071110725402832
array(1) { ["section"]=> string(91) "kongresmenia-pelosi-shba-nuk-ben-marreveshje-me-britanine-nese-preket-pakti-irlandez-175353" }