6 nxënës janë kapur me kopje në Olimpiadën Kombëtare të Biologjisë në Tiranë, ndërsa ata ndihmoheshin nga mësuesja e tyre, përmes celularit.
Bëhet fjalë për 6 nxnës të një shkolle private në Fier. Olipiada është zhvilluar në shkollën ‘Avni Rustemi’ ku kanë marrë pjesë 334 nxënës nga klasa e 10-12.
Nxënës të tjerë tregojnë rastin kur 6 nxënës të një shkolle tjetër private në Fier janë kapur duke kopjuar me celular. Ata pohojnë se administratorja arriti t’i kapi nxënësit duke kopjuar, madje në telefon ka zbuluar grupin dhe ka folur edhe me mësuesen që u jepte zgjidhjet nëpërmjet celularit. Personat përgjegjës kanë mbajtur edhe proces-verbalet dhe pritet ndëshikimi , ndërkohë që nxënësit që u kapën me kopje janë përjashtuar nga olimpiada.