Konkurrentja e Rita Ora fiton X Factor në Britani, Rita përshëndet votuesit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:05 14-12-2015 Konkurrentja e Rita Ora fiton X Factor në Britani, Rita përshëndet votuesit Foto shoqeruese e artikullit te Daily Mail nga kompeticioni i mbremshem

X Factor Britania përfundoi mbrëmjen e djeshme dhe konkurrentja që mbështetej dhe trajnohej nga Rita Ora Louisa Johnson arriti të fitojë këtë kompeticion. 

17 vjeçarja, studente, është fituese e 11 edicioneve duke mundur në fund edhe finalistët e tjerë me anë të votave të publikut.

Ndërkohë që Louisa shpërtheu në të qara në skenë, raporton Daily Mail, mentorja e saj Rita Ora nuk mund të përmbante entuziazmin e saj. “Falemnderit gjithkujt që votoi. Dhe falemnderit Louisa që ishe fituesja më e talentuar, më e devotshme dhe e mahnitshme” tha Rita Ora.

Duke ndalur lotët vetë fituesja thotë: E kam imagjinuar këtë ditë për shumë vite, është e pabesueshme”. Më pas ajo mori edhe prindërit e saj në skenë dhe më pas hodhi një twitter për të falenderuar fansat e saj. Simon Cowell si drejtues i këtij emisioni tha: Ky quhet X Factor. Pa ekzagjerim. Në gjithë këto vite që bëj këtë shoë, nuk kisha dëgjuar dicka të tillë më parë. Ti nuk je humane”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1413688659668
array(1) { ["section"]=> string(80) "konkurrentja-e-rita-ora-fiton-x-factor-ne-britani-rita-pershendet-votuesit-27715" }