Konkursi i ri për Kadastrën, Artan LAME deklaron hapur: U them gruas, kushërinjve, deputetëve dhe ish-deputetëve të mos më ndërhyjnë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:53 11-09-2019 Konkursi i ri për Kadastrën, Artan LAME deklaron hapur: U them gruas, kushërinjve, deputetëve dhe ish-deputetëve të mos më ndërhyjnë Drejtori i Agjensisë së Kadastrës Artan Lame

Drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame deklaroi para mediave hapjen e konkursit për punësimin e 74 specialistëve në të gjithë vendin.

Në fillim të deklaratës, Lame konfirmoi se numri i ankesave të qytetarëve për problemet e pronësisë është reduktuar.

Ai refuzoi haptazi nepotizmin duke iu drejtuar dhe të afërmve të mos kërkojnë të gjejnë vend pune në zyrat e Kadastrës.

‘’Kemi arritur të ulim numrin e ankesave të qytetarëve. Mbyllja e proçesit të organizimit hap dyert për procesin e radhës. Kemi folur për gjendjen ortografike dhe ngritja e nivelit profesional. Kemi 400 juristë dhe kemi lënë jashtë shumë njerëz të fushës.

Janë lënë pas profesorët e Kadastrës. Deklaroj se reforma për profesionalizëm do të vazhdojë. Do të fusim profesionet e fushës. Çelim garën për 74 specialistë për inxhinierë, arkitekturë, inxhinierë gjeodeti etj. Kam këtu një tabelë që si do të ndahen inxhinierët në gjithë Shqipërinë. Tirana do të mbajë më shumë 13 vende dhe Vlora 9.

U bëj thirrje djemve dhe vajzave të vijnë dhe të punojnë këtu. Të kenë besim tek unë. Përfshirë gruan, kushërinjtë, deputetë ish-deputetë, ju lutem të mos më ndërhyni në punë. Në Kadastër ka me qindra profesionistë.

Nyja e pronës është më e vështira për t’u zgjidhur. Duhet të vendosim o ngritjen e Kadastrës, o të bëjmë qoka. Të dyja bashkë nuk mundemi dot’’, përfundoi kreu i Kadastrës Artan Lame.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071120262145996
array(1) { ["section"]=> string(133) "konkursi-i-ri-per-kadastren-artan-lame-deklaron-hapur-i-them-gruas-kusherinjve-deputeteve-dhe-ish-deputeteve-mos-nderhyni-ketu-178046" }