'Konspiracion' i Çanit: Një dorë e padukshme gatuan çorbë me kufijtë e Ballkanit, mund të shpërthejë lufta...?

Publikuar tek: politike, më 00:49 23-02-2018 'Konspiracion' i Çanit: Një dorë e padukshme gatuan çorbë me kufijtë e Ballkanit, mund të shpërthejë lufta...?

Gazetari Arjan Çani hedh dyshime se të gjitha çështjet për ndryshime kufijsh që po diskutohen në Ballkan, mund të mos jenë të rastësishme që po ndodhin në të njëjtën kohë dhe rajon.

Sipas Çanit, nuk përjashtohet mundësia që një “dorë e padukshme” është duke gatuar çorbë në Ballkan, e që mund të shpërthejë në formën e një lufte katastrofike.

Deklarata e Çanit në emisionin “Studio e Hapur”:

“Dua të projektoj një të ardhme që ndoshta s’është edhe aq e largët. Çfarë po ndodh, është rastësi që fiks në këtë moment po flitet për ndryshim kufijsh jo vetëm këtu, por gjithandej, në Kosovë, Serbi, Bosnjë, Turqi. Pyetja ime është a do ketë luftë në këtë vend?

Këto janë rastësi apo një dorë e padukshme që ne të gjithë e dimë se kush është, është duke gatuar një çorbë që një ditë të plasë e të mos kemi shpëtim asnjë. S’më duket rastësi që ky debat po bëhet në gjithë Ballkanin përreth. Atëherë çfarë po ndodh me Ballkanin?

Unë s’besoj shumë te rastësia kur ndodh në të njëjtën kohë. Unë se kam përgjigjen, kam thjesht dyshime. Përgatitemi për luftë? A do ketë një trazirë të tmerrshme në Ballkan apo duke e konsideruar thjesht një luftë për pushtet që bëjnë aktorët për vendet e tyre?”, tha ai.

Pas kësaj, ka reaguar edhe publicisti Arjan Curi, i cili tha se “vendet e Ballkanit janë tashmë në një luftë ekonomike”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010083913803101
array(1) { ["section"]=> string(109) "konspiracion-i-canit-nje-dore-e-padukshme-gatuan-corbe-me-kufijte-e-ballkanit-mund-te-shpertheje-lufta-111152" }