Konspiracionisti Alfred Cako: Flamurin e parë nuk e qëndisi Marigoja, është dhuratë nga Austro-Hungaria

Publikuar tek: aktualitet, më 23:24 29-11-2020 Konspiracionisti Alfred Cako: Flamurin e parë nuk e qëndisi Marigoja, është dhuratë nga Austro-Hungaria Alfred Cako

Konspiracionisti Alfred Cako ka komentuar në emisionin “E Diell” historinë e flamurit shqiptar.

Sipas tij, flamurin e ditës së Pavarësisë nuk e ka qëndisur Marigoja, por është dhuratë nga Austro-Hungaria, ndërsa Marigoja qëndisi flamurin e përvjetorit të parë në 1913.

“Ka debat. Marigoja ka qëndisur flamurin e vitit të parë të përvjetorit të vitit 1913. Eqrem Bej Vlora tregon tjetër gjë, thotë që flamuri është sjellë nga Korfuzi. Ka shumë kujtime të rëndësishme. Mendimi im është që shpurja e Ismail Qemalit, i cili u përcoll nga Austro –Hungarezët, të cilët e bekuan Ismail Qemalin. Ismaili i trishtuar kur po largohej nga ministri i jashtëm i Austro-Hungarisë, ai po kalonte me ushtarët e tij dhe Ismaili ishte i mërzitur dhe i ka thënë më ke dhënë një flamurë por nuk  kam shkop ku ta mbajë. Ai i tha që shkopi i flamurit shqiptar janë bajonetat tona”, tha Cako.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia ka marrë urdhër, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron mbylljen totale prej Covid-it
Zbardhet urdhri/ Përfundon koncesioni i kolaudimit, shërbimi do të ofrohet nga DPSHTR »
Article Logic
Execution time: 0.010696172714233
array(1) { ["section"]=> string(108) "konspiracionisti-alfred-cako-flamurin-e-pare-nuk-e-qendisi-marigoja-eshte-dhurate-nga-austro-hungaria-229582" }