Konspiracionisti amerikan: Trump do ekzekutohet. Myftaraj: Do e vrasë një shqiptar

Publikuar tek: bota, më 17:13 06-05-2016 Konspiracionisti amerikan: Trump do ekzekutohet. Myftaraj: Do e vrasë një shqiptar

Konspiracionisti i njohur shqiptar, Kastriot Myftaraj, ka publikuar dje një teori shokuese ku thuhet se kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, po i përgatitet një atentat por ajo çka e bën edhe më tronditëse këtë histori është se sipas tij, atentatin do ta kryejë një shqiptaro-amerikan.

Por vetëm 5 orë pas shkrimit të publikuar nga Myftaraj, i cili thotë se vrasja e Trump është një “plan sorosian” dhe e lidh atë me deklaratën e kryeministrit Edi Rama kur tha se “Trump është rrezik për botën”, Alex Jones, një konspiracionist i njohur amerikan publikon në faqen e tij një shkrim me po të njëjtën temë, “Vrasja e Trump”.

Koeçidencë?

Por ndrshe nga Myftaraj, Jones thotë se Trump Do të vritet nga agjentë sekret të CIA, për shkak të planeve që kandidati për President ka për të shkatërruar sistemin oligarkik të korporatave-bankare.

“Deklaratat anti-Trump të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama shprehin shqetësimin e Sorosit dhe të elitës sorosiane në SHBA për hyrjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Deklaratat e Ramës kundër Trump mund të jenë fare mirë pjesë e skenarit për vrasjen e Trump, duke paraqitur publikisht si vrasës një shqiptaro-amerikan, për të cilin mund të besohet se u frymëzua nga fjalët që ka thënë Kryeministri Rama për Trumpin si rrezik për botën, domethënë edhe Shqipërinë.

Nëse ndodh një atentat kundër jetës së z. Trump, ku do të implikohet edhe një shqiptar, atëherë z. Rama ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë në këtë krim, jo të tërthortë, siç mund mendohet me një sofizëm juridik”, shkruan Myftaraj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berlini i shqetësuar: Dorëheqja e Davutoglusë një lajm i keq për BE-në
Doli nga gjykata, atentat ndaj gazetarit në Turqi: Je tradhëtar »
Article Logic
Execution time: 0.012689113616943
array(1) { ["section"]=> string(85) "konspiracionisti-amerikan-trump-do-ekzekutohet-myftaraj-do-e-vrase-nje-shqiptar-39703" }