Konstituohet Këshilli Bashkiak, demokratët sot betejë për Shkodrën

Publikuar tek: aktualitet, më 07:54 19-08-2019 Konstituohet Këshilli Bashkiak, demokratët sot betejë për Shkodrën

Ditën e sotme do të konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, në ambientet e universitetit "Luigj Gurakuqi".

Ndërkohë, Shkodra, bastioni i së djathës është edhe beteja më e fortë e demokratëve për momentin.

Dega e Partisë në Shkodër ka paralajmëruar ditën e sotme një protestë, pasi kundërshtojnë konstituimin e këshillit të ri bashkiak.

'Partia Demokratike,dega Shkodër ditën e nesërme (sot) në orën 10:00, para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës. Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin,të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes. Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne, për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës", shkruan dega Shkodër.

E gjithë kjo lëvizje në Shkodër erdhi pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, i cili doli nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ky i fundit u detyrua të japë dorëheqjen pas denoncimeve nga PD, për dënimin e tij në Itali si trafikant droge.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shfaqën flamurin shqiptar, Mali i Zi padi për organizatorin e festivalit të Malësisë (REAGIMET)
Kapet me kokainë të pastër në makinë, pranga shqiptarit në Greqi »
Article Logic
Execution time: 0.011291027069092
array(1) { ["section"]=> string(72) "konstituohet-keshilli-bashkiak-demokratet-sot-beteje-per-shkodren-175752" }