Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, Taulant Balla u drejtohet shkodranëve: Ju kërkoj falje për situatën e krijuar, ligji është i barabartë për të gjithë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 11:59 19-08-2019 Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, Taulant Balla u drejtohet shkodranëve: Ju kërkoj falje për situatën e krijuar, ligji është i barabartë për të gjithë (E PLOTË) Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentat të Partisë Socialiste reagoi nëpërmjet profilit të tij në ‘’Facebook’’ pas konstituimit të Bashkisë së Shkodrës së sotme.

Zyrtari socialist  u shpreh se ‘’u kërkon falje qytetarëve shkodranë për situatën e nderë, që u krijua pas dorëheqjes së fituesit të zgjedhjeve lokale në Shkodër Valdrin Pjetri dhe se ligji është i barabartë për të gjithë dhe duhet të funksionojë po njësoj’’.

Postimi i Taulant Ballës
‘’Sot shkodranët kanë ‘kuvendin’ e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit të nderuar të Bashkisë së Shkodrës për situatën e krijuar pas dorëheqjes së detyrueshme të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë, por si në çdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik.

Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji është i barabartë për të gjithë dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.

Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkiksë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes së fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.

Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë në situatën e krijuar’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I druheni shkarkimit të Voltana Ademit? Përgjigjet Bardh Spahia: Absolutisht...
Voltana Ademi mban fjalën para protestuesve në bashki: Do jem në detyrë deri në momentin kur të bëhen zgjedhje të vërteta »
Article Logic
Execution time: 0.013791084289551
array(1) { ["section"]=> string(171) "konstituohet-keshilli-bashkiak-i-shkodres-taulant-balla-u-drejtohet-shkodraneve-ju-kerkoj-falje-per-situaten-e-krijuar-ligji-eshte-i-barabarte-per-te-gjithe-e-plote-175779" }