Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Pistoia më entuziast se kurrë, jep një video-mesazh krah këngëtarit të famshëm shqiptar

Publikuar tek: kulture-art, më 16:13 25-11-2016

Alban skenderaj 27.11.2016 a Pistoia

A video posted by Gianni Simone Overi (@consolato_albania_pistoia) on

Gianni Simone Overi, konsull nderi i Shqipërisë në Pistoia shfaqet më entuziast se kurrë në këtë video-mesazh të publikuar para pak minutash.

Arsyeja është një koncert gjigant që do të zhvillohet në Pistoia ose në “qytetin italian të Shqipërisë” siç e quan ndryshe konsulli Overi. Me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit, ditën e diel është përgatitur gjithçka për koncertin madhështor të Alban Skënderajt.

Është vetë Overi ai që prezanton koncertin e Albanit me shumë emocion. “Mungojnë edhe 3 ditë për koncertin e madh të Alban Skënderajt me miq që vijnë nga e gjithë Italia. Mos harroni, të dielën në Pistoia”, thotë në video konsulli i Shqipërisë ndërsa i jep fjalën Albanit që shfaqet po aq i emocionuar.

“Provat shkojnë shumë mirë, jemi gati, unë jam shumë i emocionuar sepse edhe në këto rrugë jam rritur.

Pres një natë të paharrueshme me një publik që me siguri do jetë i mrekullueshëm “, thotë Albani. Për më tepër ndiqni videon!

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020160913467407
array(1) { ["section"]=> string(127) "konsulli-i-nderit-te-shqiperise-ne-pistoia-me-entuziast-se-kurre-jep-nje-video-mesazh-krah-kengetarit-te-famshem-shqiptar-60678" }