Konsulli në Liban tregon se si u bë e mundur kthimi i Endri Dumanit: E mësuam t’ia mbathte, pastaj…

Publikuar tek: aktualitet, më 23:32 27-10-2020 Konsulli në Liban tregon se si u bë e mundur kthimi i Endri Dumanit: E mësuam t’ia mbathte, pastaj…

Marc Ghorayeb, Konsull në Liban dhe njëherësh këshilltar jo rezident i Kryeministrit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, ka folur lidhur me misionin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë nga Siria.

Ghorayeb është angazhuar drejtpërsëdrejti në terren në procesin e riatdhesimit, ka treguar mbi situatën e rëndë në kampin Al Hol dhe për fëmijët shqiptarë që ndodhen aty.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, konsulli Ghorayeb ka treguar situatën brenda kampit dhe mënyrën se si misioni ka arritur ta shkëpusë Endri Dumanin nga aty.

“Në fakt, ne po e kerkonim Endrin për rastin e tij të veçantë. Krijuam disa lidhje te veçanta brenda ne kamp me policine dhe partneret tane. Ai djalë është shumë i zgjuar dhe ka për të patur një të ardhme te shkelqyer. Brenda ne kamp i kercenonin të gjithë ata që kërkonin te dilnin jashte. Mentaliteti i semure i ISIS-it. Nuk duan të humbasin forcat që kanë brenda, nje dite Endri do te rritej dhe do ta perdornin per lufte. E mesuam djalin t’ia mbathte pa e kuptuar kush, sikur po luante derisa ai arriti tek menaxhimi, ku e kemi marre ne dhe e larguam me roje. Kemi edhe fotografite. U futem sërish në kamp për të gjetur të tjerë qe ia mbathnin, te gjithe, jo vetem shqiptare, sepse kishin marre mesazhin e gabuar qe ne do t’i vrisnim. Morsm edhe mesazhin nga Eva dhe i premtuam dajës së saj se do ta gjenim e do ta kthemim. Nuk mund te themi se sa shqiptare ka ne kamp, sepse kjo futet tek materiali sekret, por në lidhje me Even, ajo kerkon te largohet, por e kercenojne. Mund te themi vetem se do ta gjejme dhe do ta kthejme”, u shpreh Konsulli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U riatdhesuan nga kampi i Al-Holit, gazetarja zbulon se dy fëmijët e Floresha Rasha kanë baba...
Test si ai i alkoolit, nga Britania vjen pajisja e mahnitshme që zbulon Covid-19 për 1 minutë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.010166883468628
array(1) { ["section"]=> string(103) "konsulli-ne-liban-tregon-se-si-u-be-e-mundur-kthimi-i-endri-dumanit-e-mesuam-t-ia-mbathte-pastaj-225439" }