Konsulli shqiptar flet nga Kakavija: Jemi në negociata për shtimin e sporteleve dhe hapjen e kufirit edhe natën

Publikuar tek: aktualitet, më 17:40 15-08-2020 Konsulli shqiptar flet nga Kakavija: Jemi në negociata për shtimin e sporteleve dhe hapjen e kufirit edhe natën Konsulli Eltjon Verlemi

Konsulli shqiptar në Janinë, Eltjon Vereni ka folur për situatën kaotike në të cilën ndodhen shqiptarët e bllokuar prej 4 ditësh në doganën e Kakavijës.

Ai ka thënë se po bëhen negociata me Greqinë për shtimin e numrit të sporteleve, në mënyrë që të lehtësohet edhe më shumë kalimi is hqiptarëve drejt tokës greke.

Verlemi është shprehur se ndryshe nga ditët e tjera, sot shpresohet që të kalojnë 4 mijë shqiptarë në pikën kufitare të Kakavijës.

"Mund t'ju them nga eksperienca ime në terren. Nëse dje apo pardje kalonin 1 apo 2 kijë, dje kaluan 3 mijë dhe sot shpresojmë të kalojnë 4 mijë. Jemi në diskutime që të hapet kufiri edhe natën.

Jemi në negociata që përveç shtimit të personelit shëndetësor, të shtohen edhe sportelet, nga 3 që janë tani dhe jemi në negociata me të gjitha institucionet për të bërë të mundur lehtësimin e kalimit të qytetarëve", tha Verlemi ndër të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02105188369751
array(1) { ["section"]=> string(117) "konsulli-shqiptar-flet-nga-kakavija-jemi-ne-negociata-per-shtimin-e-sporteleve-dhe-hapjen-e-kufirit-edhe-naten-217235" }