Konsulli tregon gjendjen në ‘kampin e FERRIT’: Kur shkuam atje na qëlluan me gurë, gratë mbanin thika në duar

Publikuar tek: aktualitet, më 23:55 27-10-2020 Konsulli tregon gjendjen në ‘kampin e FERRIT’: Kur shkuam atje na qëlluan me gurë, gratë mbanin thika në duar Kampi Al Hol

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb e ka cilësuar si “kampi i ferrit” vendin ku qëndronin fëmijët shqiptar në Al-Hol.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se brenda kampit kishte njerëz të të gjitha moshave, duke filluar nga 1-80 vjeç.

“Brenda ne kampin e ferrit mund te shohesh njerez te racave, gjinive dhe moshave te ndryshme, duke ia nisur nga foshnja te moshes 1 vjeç deri tek femrat 80 vjeçare. Jane pa kepuce, femrat jane te gjitha me te zeza dhe me thika ne duar.  Kishim me vete sigurimin dhe kjo ishte arsyeja qe s’mund te na afroheshin e te na qellonin. Kishim sigurimin me vete per te hyre edhe me force ne kamp”.

Ndërkohë konsulli tregoi se gjatë misionit për kthimin e shqiptarëve nuk kanë munguar incidentet, pasi janë goditur me gurë.

“Pjesa me e veshtire ishte ne kamp, veçanerisht ne “El Hel” Sapo perendonte dielli, ata na sulmonin me gure dhe njer nga rojet u godit me nje gur te madh. Ishte nje ferr i vertete brenda ne kamp. Ishte ferr, 70 mije vete brenda”, u shpreh Ghorayeb.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koalicion PD-PS? Përgjigjet Bylykbashi: Po të jetë e nevojshme do të bëjmë kompromis politik, por…
Ish-ministri i Ekonomisë: Investimet në Shqipëri janë bërë të shtrenjta, tregun e ka deformuar paraja kriminale »
Article Logic
Execution time: 0.010395050048828
array(1) { ["section"]=> string(112) "konsulli-tregon-gjendjen-ne-kampin-e-ferrit-kur-shkuam-atje-na-qelluan-me-gure-grate-mbanin-thika-ne-duar-225442" }