Konsumi i mishit të kuq, shkak i sëmundjeve në organizëm

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:27 31-07-2016 Konsumi i mishit të kuq, shkak i sëmundjeve në organizëm

Mishi konsiderohet “luks’ për konsumatorët.  Por tashmë ajo çka ne konsumojmë nuk është fare e sigurtë, pasi mishi përmban shumë hormone të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme tek njerëzit.

Sot mishi i kuq është burim antibiotikësh dhe hormonesh të përdorura në trajtimin e kafshës gjatë jetës së saj. Ai mund të gjendet me shumicë dhe pikërisht konsumi i tepërt i tij e ka kthyer atë në një nga produktet më të rrezikshme për shëndetin, shkruhet në një artikull të Reuters.

Një studim i fundit ka zbuluar se konsumimi i tepërt i mishit të kuq mund të shkaktojë probleme me veshkat.

Gati 500 milionë njerëz në botë kanë probleme me veshkat. Sipas Fondacionit Kombëtar të Veshkave, rreth 660 mijë amerikanë janë trajtuar për fazën e fundit të sëmundjes së veshkave. Nga këta, 470 mijë janë në dializë dhe 193 mijë kanë kryer një transplant të veshkës.

Hulumtuesit shkencorë ekzaminuan të dhënat e më shumë se 60 mijë të rriturve në Singapor. Ata i grupuan pjesëmarrësit sipas sasisë të konsumimit të proteinave, dhe pas 15 viteve monitorim, ata zbuluan se rreth 1000 njerëz kishin probleme me veshkat.

Ekipi i studiuesve zbuloi se pjesëmarrësit që kishin konsumuar sasi të shumta të mishit të kuq ishin rreth 40% më të rrezikuar që të vuanin nga problemet me veshka, krahasuar me njerëzit që konsumonin shumë pak mish të kuq.

Efekti nuk ishte i njëjtë me burime të tjera të proteinave, si peshk, vezë, produktet e qumështit apo bishtajoret, madje shkencëtarët thonë se këto produkte ulin rrezikun për t’u prekur nga problemet me veshkat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019062042236328
array(1) { ["section"]=> string(61) "konsumi-i-mishit-te-kuq-shkak-i-semundjeve-ne-organizem-48272" }