Një burrë ka humbur jetën pasditen e së dielës në Tiranë si pasojë e konsumimit të një sasie të madhe ilaçesh.
55- vjeçari A.Sh, banues në fshatin Lundër ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në spital.
Nga verifikimet mësohet se vdekja ka ardhur si pasojë e konsumimit të një sasi të madhe medikamentesh.
Nuk dihet ende se ky konsumim ka ardhur si pasojë e tentativës për vetëvrasje apo personi është ngatërruar.
Grupi hetimor po punon për verifikimin e rrethanave të ngjarjes. Dosjet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vlerësim.