Kontaktoi një person të prekur me Covid-19, vetëkarantinohet Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov

Publikuar tek: bota, më 21:20 27-10-2020 Kontaktoi një person të prekur me Covid-19, vetëkarantinohet Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov është detyruar të karantinohet pasi ka kontaktuar me një person, i cili rezultoi pozitiv në testin e Covid-19.  

Lajmi është bërë i ditur nga diplomacia ruse. Në njoftimin e saj për shtyp, thuhet se Lavrov do të qëndrojë në izolim për shkak të kontaktit me një pacient me koronavirus.

Ministria specifikon se vizitat dhe takimet e planifikuara më parë shtyhen për një datë të mëvonshme, duke shtuar se Lavrov ndihet mirë.

Rusia po përballet me një numër të lartë të infektuar nga koronavirus.

Ajo është në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve të regjistruara, me një total prej 1 547 774 infektimesh dhe 26 589 vdekjesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TRAGJEDI në kanalin mes Francës dhe Britanisë, përmbyset varka që transportonte më shumë se 20 emigrantë
»
Article Logic
Execution time: 0.011492013931274
array(1) { ["section"]=> string(103) "kontaktoi-nje-person-te-prekur-me-covid-19-vetekarantinohet-ministri-i-jashtem-rus-sergej-lavrov-225424" }