Kontrabandë me… kuaj në kufirin me Greqinë, pranga 3 fshatarëve nga Devolli (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:37 27-05-2017 Kontrabandë me… kuaj në kufirin me Greqinë, pranga 3 fshatarëve nga Devolli (FOTO)

3 persona janë arrestuar nga policia kufitare e Korçës, pasi po tentonin të kalonin ilegalisht kafshë pune, kuaj drejt Greqisë.

Në kuadër të operacionit antikontrabandë të koduar "Todorica" u arrestuan Ilir Meka, 46 vjeç, Anis Meka, 23 vjeç, (at e bir) të dy banues në fshatin Rakickë-Devoll dhe  Elton Bylykbashi, 32 vjeç, banues në fshatin Zvezdë.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal i cili është ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku nga kryerja e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, rezulton se shtetasit e mësipërm, në vendin e quajtur "Lugina e Todoricës" në Pustec, kanë kontrabanduar ilegalisht 10 kafshë pune (kuaj), të cilët janë gjetur e sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kufitare më datë 18.05.2017, në vendin e lartpërmendur. Nga verifikimet e kryera rezulton se këtë vepër penale, tre shtetasit e mësipërm, e kanë kryer në mënyrë të përsëritur, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në lojë për sigurinë e jetës dhe thyerjen e rregullave (FOTO ALARMANTE NGA DURRËSI)
Sherri në Vlorë, 63 vjeçari godet vëllanë me thikë »
Article Logic
Execution time: 0.01261305809021
array(1) { ["section"]=> string(84) "kontrabande-me-kuaj-ne-kufirin-me-greqine-pranga-3-fshatareve-nga-devolli-foto-80186" }