Kontrabandë nafte, arrestohet Astrit Laze pronar i anijes ‘’Karaburuni’’

Publikuar tek: aktualitet, më 09:02 05-03-2015 Kontrabandë nafte, arrestohet Astrit Laze pronar i anijes ‘’Karaburuni’’ Anija Karaburuni

Policia e Vlorës arreston Astrit Lazen, pronarin e anijes ‘’Karaburuni’’, i cili kërkohej për kontrabandë nafte.

Laze ishte shpallur në kërkim për ‘’kontrabandë mallrash që paguhet akcizë’’ dhe 43-vjeçari ishte banues në Vlorë. Në datën 29 janar  Lazes iu sekuestruan 3500 litër naftë, të cilën dyshohet se e ka kontrabanduar pa paguar akcizë.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar ‘’Karaburuni’’, ku u arrestuan edhe 3 persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kontrabandonin naftë pa paguar detyrimet doganore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me maska në banesë, arrestohet para grabitjes grupi i 5 djemve
Kukës/ Trashësia e dëborës 20 cm, bllokohen rrugët »
Article Logic
Execution time: 0.011338949203491
array(1) { ["section"]=> string(72) "kontrabande-nafte-arrestohet-astrit-laze-pronar-i-anijes-karaburuni-4992" }