Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës , në vijim të punës së tyre për goditjen e informalitetit, kanë finalizuar me sukses 2 operacione, të koduara ” Farmacia”dhe”Gomisti”.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Gazmir Mato 45 vjeç, banues në Durrës;
• Indrit Tafa 46 vjeç, banues në Durrës. Më datë 18.05.2017, në lagjen Nr.13, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e farmacisë së shtetasit G.Mato , I’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• 99 lloje medikamentesh me një vlerë 400 000 lekë, të cilat nuk kishin pullat fiskale të Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Tiranë. Gjithashtu, në lagjen Nr.3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku shtetasi I.Tafa punonte si gomist, I’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• 220 litra naftë e pa markuar në masën 90%, e cila është kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
•"Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë"dhe”Fshehja e të ardhurave” në ngarkim të shtetasit Gazmir Mato parashikuar në nenet 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.
• “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”dhe”Ruajtja apo depozitimi I mallrave kontrabandë” në ngarkim të shtetasit Indrit Tafa parashikuar në nenet 172 dhe 179 të Kodit Penal.