KONTRASTI/ Rama orë e minutë në rrjetet sociale, Conte u masakrua se iu drejtua njëherë popullit nga Facebook-u

Publikuar tek: aktualitet, më 11:10 09-04-2020 KONTRASTI/ Rama orë e minutë në rrjetet sociale, Conte u masakrua se iu drejtua njëherë popullit nga Facebook-u Giuseppe Conte - Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka bërë të zakonshme daljet e tij 'live' në facebook, ku komunikon urdhra të ndryshëm që duhet të zbatohen nga qytetarët.

Ai është akuzuar shpesh se vendimet i merr vetë, pa u konsultuar me ministrat e qeverisë së tij, të cilët vetëm e ndjekin se çfarë thotë kryeministri.

E ndërsa tani është bërë mëse normale që ligjet dhe urdhrat në Shqipëri të transmetohen fillimisht në profilin e Facebook-ut të Ramës, e kundërta ndodh në shtetin fqinj, Itali.

Vetëm pak ditë më parë, Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte vendosi të merrte shembullin e Ramës, duke iu drejtuar popullit italian nëpërmjet profilit të tij në Facebook.

Kjo solli reagimin e mediave në Itali, të cilat shprehen se kryeministri duhet t'i mbajë konferencat për shtyp vetëm në Pallatin Chigi.

Mediat italiane dhe qeveria kishin rënë dakord që konferencat për shtyp të mbaheshin përmes lidhjes me video nga distanca, në mënyrë që të respektohet distanca sociale për shkak të koronavirusit, si dhe të ketë një pluralizëm informacioni.

Shoqata për Shtyp që mbulon zhvillimet në Parlamentin Italian ka kërkuar që kjo të mos përsëritet më, ndërkohë që ka bërë kërkesë që Conte të mbajë një konferencë shtypi sa më shpejt për të qartësuar masat e reja të marra ndaj koronavirusit.

Në Itali presioni është shumë i madh ndaj Conte-s, ndërsa në Shqipëri presioni është i madh ndaj medias, pasi duhet të jenë të vëmendshme kur Rama vendos të dali 'live' nga Surreli, për të kapur lajmet e fundit që ka vendosur të japë Kryeministri.

Edhe përditësimet e Ministrisë së Shëndetësisë janë bërë ekskluzivitet i kreut të qeverisë, pasi përmes profilit të tij në Facebook bëhet i ditur numri i të infektuarve dhe të shëruarve nga koronavirusi në vendin tonë.

Ndërkohë që Rama ka vendosur të bëjë edhe një "emision" të tijin, duke telefonuar çdo mbrëmje qytetarët për t'u dhënë përgjigje halleve të tyre.

Ky "emision" ndiqet vetëm në Facebook-un e Ramës, orarin e zgjedh vetë ai, Kryeministri.

Paskemi fatin e madh të kemi në krye të qeverisë një njeri që i bën të gjitha: basketbollist, piktor, kryeministër, dhe së fundmi po shfaq talentin e tij edhe si moderator, pasi lajmet e fundit për gjendjen e koronavirusit në Shqipëri, kalojnë vetëm në profilin e tij në Facebook.

Capture.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010010957717896
array(1) { ["section"]=> string(116) "kontrasti-rama-ore-e-minute-ne-rrjetet-sociale-conte-u-masakrua-se-iu-drejtua-njehere-popullit-nga-facebook-u-201954" }