“Foto sa mijëra fjalë”, shkruan politologu Afrim Krasniqi për këtë fotografi krahasuese që dikush ia ka çuar në inbox-in e tij dhe ka vendosur ta postojë në Twitter.
Në fotografi krahasohen (nga e majta) makinat luksoze Jaguar, të cilat janë porositur në Japoni për ministrat dhe kryeministrin, me (nga e djathta) makinën që qeveria japoneze përdor ndër vite për kryeministrin dhe ministrat e tij.
“Domethenës kontrasti shqiptar! Dikush ma nisi në inbox për ta bërë publike. Po e bëj. Duhet. Foto sa mijëra fjalë”, shkruan Afrim Krasniqi në Twitter.
Ndërsa fotografia shoqërohet me dixhiturën “Kontrasti: Shteti më i varfër me politikanët më të pasur”, dhe dy pyetjet “Luftë varfërisë apo të varfërve? Fund abuzimeve apo transparencës?”