Kontrata sekrete me Bankers Petroleum: Albpetroli s'i kërkon dot dëmshpërblim

Publikuar tek: ekonomi, më 10:13 09-04-2015 Kontrata sekrete me Bankers Petroleum: Albpetroli s'i kërkon dot dëmshpërblim

Zbulohet kontrata sekrete, me një nen të ruajtjes së konfidencialitetit, të Bankers Petroleum me qeverinë shqiptare në vitin 2004. Nga shfletimi i saj dalin në pah disa pika të dyshimta të kontratës, të cilat nuk e lejojnë Albpetrolin t’I kërkojë dëmshpërblim kompanisë për zhdëmtimin e dëmeve tek banorët dhe mjedisi.

Vizion Plus ka publikuar marrëveshjen sekrete që qeveria dhe “Bankres Petroleum” firmosën në vitin 2004. “Bankers”, merrte me këtë kontratë të drejta ekskluzive në nxjerrjen dhe shitjen e naftës. Kontrata favorizon kompaninë jo vetëm në taksa, por edhe në dëmet që i shkakton banorëve dhe mjedisit. Kontrata nuk lejon vendosjen e asnjë gjobe kompanisë.

“Në rast fontatimi, aksidenti ose emergjence tjetër, kontraktori do të marrë të gjitha hapat e menjëhershme për ta sjellë situatën emergjente nën kontroll dhe të mbrojë kundrejt humbjes së jetës ose dëmtimit të pasurisë”. Por kur  “Bankers” nuk arrin të marrë masat për zhdëmtimin e banorëve dhe mjedisit, atëherë vetë “Albpetrol”-i detyrohet të paguajë dëmet.

“Në rast se kontraktori dështon të marrë masat rregulluese të kërkuara nga Albpetroli brenda periudhës së kohës së përcaktuar për këtë, atëherë Albpetroli mund të marrë masa të tilla rregulluese për llogari të kontraktonit”, thuhet në kontratë, e cila në të vërtetë sanksionon privilegjin që ka kompania, pasi Albpetroli nuk mund t’I kërkojë për këto arsye mbyllje të kontratës.

Privilegji tjetër që i është dhënë “Bankers” në 2004 janë edhe taksat, pasi ajo mund të blejë çdo pajisje jashtë vendit pa paguar taksë doganore dhe tatimore.

Kompania ka të drejtë që të blerë çdo pajisje apo produkt i cili i nevojitet për të kryer operacionet e kërkimit dhe shitjes së naftës jashtë, pa paguar taksa doganore dhe tatimore. Në rastin kur qeveria merr çdo masë e cila dëmton financiarisht kompaninë kontratktore, do të jetë “Albpetrol” ai i cili duhet të kompensojë faturën financiare.

Në vitin 2004 kompania “Saxon” u regjistrua në Shqipëri dhe më pas në vitin 2006, emri i saj u ndryshua në “Bankres Petroleum”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007390022277832
array(1) { ["section"]=> string(81) "kontrata-sekrete-me-bankers-petroleum-albpetroli-s-i-kerkon-dot-demshperblim-8198" }