OSHEE ka kryer kontrolle në disa zona në Tiranë dhe ka konstatuar abonentë që vidhnin energjinë elektrike. Si pasojë janë shoqëruar 13 abonentë si dhe një pronar biznesi.
Njësia operacionale Task Forcë e OSHEE Tiranë zhvilloi disa kontrolle blic në dy ditët e fundit, bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative mbi abonentë që vidhnin energjinë elektrike.
OSHEE bën me dije se kontrollet janë ushtruar në zonat Laprakë, rruga “Myslym Keta”, Shkozë pranë shkollës “Androkli Kostallari”, në Kombinat dhe Kamëz, nga ku janë proceduar penalisht me akuzën e vjedhjes së energjisë 9 abonentë, ku njëri është shpallur në kërkim, ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat për moskallëzim krimi.
Kështu, në zonën e Laprakës, u shoqëruan në polici 4 shtetas, tre familjarë dhe një subjekt privat (servis makinash), pasi konsumonin energji elektrike pa patur kontratë me OSHEE. Ata ishin qiraxhinj dhe nuk pranuan të OSHEE Tiranë, kontroll blic në disa zona, policia shoqëron 13 abonentë
Njësia operacionale Task Forcë e OSHEE Tiranë zhvilloi disa kontrolle blic në dy ditët e fundit, bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative mbi abonentë që vidhnin energjinë elektrike.
Kontrollet janë ushtruar në zonat Laprakë, rruga “Myslym Keta”, Shkozë pranë shkollës “Androkli Kostallari”, në Kombinat dhe Kamëz, nga ku janë proceduar penalisht me akuzën e vjedhjes së energjisë 9 abonentë, ku njëri është shpallur në kërkim, ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat për moskallëzim krimi.
Kështu, në zonën e Laprakës, u shoqëruan në polici 4 shtetas, tre familjarë dhe një subjekt privat (servis makinash), pasi konsumonin energji elektrike pa patur kontratë me OSHEE. Ata ishin qiraxhinj dhe nuk pranuan të kontrollit se kishte instaluar matësin me “kokë poshtë” (shmang regjistrimin e konsumit).
Për të gjitha rastet më lartë, bashkë me procesverbalet e kontrollit, në prani të oficerëve të policisë gjyqësore, kanë nisur hetimet nga organet kompetente.