Me dhjetëra forca policore janë angazhuar sot në operacionin “Patriot” që solli arrestimin e katër personave si të dyshuar për grabitjet e parave të bankave në dhjetor të 2015-ës dhe shkurt të 2017-ës.
Të arrestuarit janë:
• Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”
• Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake
• Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.
• Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.
Këta persona dyshohet se në 3 dhjetor 2015, sulmuan me armë eskortën e vlerave monetare ‘Rogat Security, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit, ku morën 3.5 milionë euro dhe 9 shkurt 2017, sulmuan me armë eskortën e vlerave monetare ‘Jaguar’, në aksin Tiranë-Rinas, afër universitetit Epoka, ku morën 2.3 milionë dollarë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive).
*Neim Avdulaj
*Ditjon Memlikaj