Sekuestrohen 38 kilogram lëndë narkotike e përpunuar dhe e paketuar, rreth 100 kilogramë lëndë narkotike e pa përpunuar e futur në thasë, si dhe një sasi mbetjesh bime narkotike.
Policia bën me dije se gjatë kontrolleve të njëpasnjëshme të ushtruara nga efektivët e policisë së Dibrës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, në vendin e quajtur "fushë-Kastriot", në një banesë të pa banuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike.
Policia njofton ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 38 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e paketuar, rreth 100 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva e pa përpunuar dhe një sasi mbetjesh të kalbura të bimëve narkotike.
“Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në ambjentet e policisë 3 shtetas si të dyshuar për këtë ngjarje ku po merren në pyetje nga Specialistët për Narkotikët. Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve”, thuhet në raportimin e policisë.