Kontrolle të rrepta për drogë, trageti Durrës-Bari nisët 3 orë me vonesë, ç’ndodhi mbrëmë në port?

Publikuar tek: aktualitet, më 08:34 20-04-2017 Kontrolle të rrepta për drogë, trageti Durrës-Bari nisët 3 orë me vonesë, ç’ndodhi mbrëmë në port?

Arrestimet e doganierëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në doganën e Durrësit, Tiranës dhe Qafë-Thanës pak ditë më parë kanë ashpërsuar masa në këtë pikë kufitare.

8 persona u arrestuan me akuzën se kanë lejuar dy dërgesa me drogë drejt Italisë, përmes kamionëve. Mes të arrestuarve është edhe shefi i stacionit policor në Durrës Julian Doraci.

Mbrëmjen e djeshme trageti Durrës-Bari është nisur 3 orë me vonesë, për shkak të kontrolleve intensive. Verifikimi është ushtruar në të gjithë kamionët që janë nisur mbrëmë për në Itali dhe për pasojë janë bllokuar 16 prej tyre që transportonin mallra drejt shtetit fqinj.

Aksioni është ndërmarrë nga policia kufitare dhe dogana e Durrësit, në vijim edhe të hetimeve të mega-operacionit të pak ditëve më parë në këtë port, ku u arrestuan 18 zyrtarë, ndërsa dje u dha edhe masa e sigurisë për ta "arrest me burg". 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pushkë në ambientet e punës, arrestohet në flagrancë i riu në Fier (FOTOT)
“Çmenden” plakat e prillit, furtuna dhe shiu i lënë vendin borës, shikoni si u gdhinë qytetet sot nga veriu në jug (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.011014938354492
array(1) { ["section"]=> string(101) "kontrolle-te-rrepta-per-droge-trageti-durres-bari-niset-3-ore-me-vonese-c-ndodhi-mbreme-ne-port-75777" }