Kontrollet në zonat bregdetare, Rama: Goditja ndaj informalitetit në Sarandë është përshkallëzuar

Publikuar tek: aktualitet, më 18:54 17-08-2019 Kontrollet në zonat bregdetare, Rama: Goditja ndaj informalitetit në Sarandë është përshkallëzuar Bllokimi i aktivitetit per shkak te informalitetit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lufta ndaj informalitetit po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se në zonën e Sarandës është përshkallëzuar goditja ndaj informalitetit ku një numri të madh biznesesh u është bllokuar aktiviteti.

Kryeministri theksoi se kontrollet po vijojnë intensivisht mbi zonën bregdetare duke paralajmëruar zero tolerancë ndaj abuzuesve.

Postimi i plotë:

Përshkallëzohet goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës, ku një numër i konsiderueshëm subjektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit dhe një numri jo të vogël abuzuesish përsëritës, u është bllokuar aktiviteti.

Kontrollet vijojnë intensivisht me fokus mbi zonën bregdetare, sektorin e naftës dhe mallrat e tjera të akcizës me ZeroTolerancë ndaj abuzuesve. 

bllokimiii.jpg

www.jpg

stop.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072009563446045
array(1) { ["section"]=> string(102) "kontrollet-ne-zonat-bregdetare-rama-goditja-ndaj-informalitetit-ne-sarande-eshte-pershkallezuar-175623" }